Afrim Gashi konfirmon se dje shkoi në dasëm në Kosovë! (VIDEO)

August 18, 2024

Kabineti i kryeparlamentarit ka pranuar se dje Afrim Gashi ka udhwtuar me krushqi drejtw Kosovws me vetyra zyrtare. Por thonw se udhwtimi ka qenë në përputhje me të gjitha procedurat e parapara sipas ligjit

Nga Kabineti i Gashit thonë se për udhëtimin në kohë është njoftuar edhe MPB-ja dhe MPJ-ja.

Reagimi i plotë i Kabinetit të Gashit:

Duke pasur parasysh pretendimet e pasakta dhe tendencioze të mediave të caktuara për udhëtimin e djeshëm të Kryetarit të Kuvendit, konsiderojmë se është e nevojshme ta informojmë opinionin për faktet e mëposhtme:

Kryetari i Kuvendit përcillet nga sigurimi 24/7, gjithsesi konform ligjit. Ky rend i sigurisë funksionon saktë siç parasheh ligji dhe në pajtim me të gjitha protokollet.

Më 17 gusht 2024, Kryetari i Kuvendit, së bashku me familjen e tij, ka udhëtuar për në shtetin fqinj, në Kosovë. Kjo vizitë ka qenë tërësisht transparente dhe i ka respektuar të gjitha procedurat e nevojshme të sigurisë. Para nisjes janë njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Jashtme dhe është dorëzuar gjithë dokumentacioni i nevojshëm sipas protokollit për çdo zyrtar që largohet nga vendi.

Autoritetet kompetente mund ta konfirmojnë këtë informacion, se të gjitha procedurat janë në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e Kryetarit të Kuvendit.

Previous Story

PLD: Pyesim, a ka pasur Gashi fletëudhëtim dhe dokumentacion zyrtar që të marrë nusen me veturë zyrtare

Next Story

Nuk ka më bukur se të këndohet për fëmijët, dëgjoni hitin më të ri nga Valon Islamaj kushtuar djalit

Latest from Blog

Go toTop