Me afrimin e vjeshtës sërish mund të kemi një shpërthim të valës së Covid-19, goditje kundër së cilës për momentin është e disponueshme një vaksinë e re e përditësuar, e cila rekomandohet për të gjitha moshat 6 muajsh e më lartë.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë bërë të ditur se versioni i kësaj vaksine ndryshon nga ato të mëparshmet, me çka kjo vaksinë është përditësuar që të ndikojë mbi variantet më të reja të virusit që po qarkullojnë për momentin.
Nga parashikimet e fundit sugjerojnë se normat javore të pacientave me Covid-19 do të rriten, deri në dhjetor, periudhë ku virusi ka imunitet më të lartë, duke i bërë njerëzit më të ndjeshëm ndaj infeksionit dhe riinfeksionit.
Që nga dita e djeshme, zbatohet miratimi i FDA-së dhe rekomandimet e CDC-së për vaksinat mRNA nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna, si dhe një vaksinë tjetër nga Novavax është aktualisht nën shqyrtimin e FDA-së.
Kjo vaksinë e përditësuar ndaj Covid-19, bazohet në një variant të quajtur XBB.1.5, dhe është e vetmja vaksinë që do të jetë e disponueshme që nga kjo vjeshtë. Duhet theksuar fakti se kjo vaksinë është njëvalente, që do të thotë se ka vetëm një komponent, krahasuar me vaksinën e mëparshme bivalente të COVID.
Një dozë e vaksinës së përditësuar të COVID rekomandohet për të gjithë individët pesë vjeç e lart.
Sipas udhëzimeve të përditësuara të CDC, individët në grupe të caktuara rreziku mund të marrin doza shtesë me udhëzimin e ofruesit të kujdesit shëndetësor.
Sa u përket fëmijëve nga gjashtë muaj e deri më pesë vjeç, rekomandohet vaksinimi, por gjithmon duke u bazuar në atë se cilën vaksinë marrin në bazë të moshës së tyre.
Kjo vaksinë do të mund të sjelli ndryshme në trajektoren e rezultateve me raste të rënda, që do të thotë se kjo vaksinë mund të shpëtojë dhjetëra mijëra jetë dhe të parandalojë qindra mijëra shtrime në spital. Prandaj pavarësisht njëfarë imuniteti natyror që njerëzit mund të kenë fituar nga infeksionet e kohëve të fundit, sygjerohet që ta marrin vaksinën për ta zgjatur mbrojtjen e tyre edhe më gjatë.
Ndërsa sa u përket njerëzve të cilët paraprakisht kanë marrë masa kundër Covid-19, ose që kanë një tolerancë të lartë ndaj rrezikut pas infeksionit të fundit, mund ta vonojnë për një kohë vaksinimin.
Por individët që janë shpesh në mjedise me rrezikshmëri të lartë ose që janë në rrezik të lartë nga ndjeshmëria më e madhe që kanë ndaj virusit mund të dëshirojnë ta shkurtojnë atë periudhë pritjeje.