Ademi: VMRO-ja dhe opozita me ngulm po mbrojnë monopolin e lojrave të fatit dhe bastoreve

Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi sot në press konferencë tha se VMRO-DPMNE së bashku me aleatët e saj Opozitën Shqiptare edhe sot ka vijuar me bllokimin e ligjit të lojrave të fatit.

Ademi tha se VMRO dhe aleatët e saj duhet të reflektojnë dhe të vendosin  interesin popullor para interesit personal të bashkëpunimit të tyre me kompanitë e lojrave të fatit.

“Sot u pa se kush është kundër diskutimit të ligjit për largimin e kazinove nga objektet shkollore. Opozita shqiptare dhe VMRO, u pa që janë në bashkëpunim të ngushtë më kazinotë e vendit, duke mbrojtur këtë veprimtari dhe duke bllokuar këtë ligj. Nuk kanë shqetësim pikat tjera, por kanë shqetësim që lojrat e fatit të mos largohen nga shkollat. Shtrojme pyetjen, se deri kur do të presim që ata të përcaktohen për të mbrojtur interesin publik? Me këtë ligj parashihen rregulla më strikte për marrjen e licencës për këtë veprimtari, mirëpo ata po bllokojnë, sepse janë të bashkëpunim me veprimtarive të lojrave të fatit. Prandaj, ne sigurisht që do të vazhdojnë një seancë të tillë, do të insistojmë që ky debat të zhvillohet dhe të shohim se përsë janë kundët këtij ligji… Ata që 2 vite nuk po vendosin të bëjnë debat për këtë punë, pra, po mbrojnë me çdo kusht kazinotë. Gazetarët lë të hulumtojnë se përse VMRO dhe aleatët e saj po mbrojnë këtë veprimtari”, u shpreh Ademi.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.