Ademi: Projekti për Korridoret 8 dhe 10D do të realizohet, pavarësisht nëse ligjet kalojnë apo jo në Kuvend

April 18, 2023

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, tha se opozita ka dorëzuar 1000 amendamente për projektligjet për korridoret 8 dhe projektin 10D. Ai shtoi se projekti do të realizohet, pavarësisht nëse këto ligje do të kalojnë apo jo në Kuvend.

“Projekti do të zbatohet, me ose pa këto ligje. Këto ligje janë në përputhje me ligjin special që ka më shumë se një vit që ka kaluar në Kuvend. Pra, synimi ynë si deputetë si propozues të këtyre projektligjeve ishte dhe është akoma që të japim kontributin tonë në realizimin e projektit sa më shpejt, më efikas dhe më lirë. Kontrata është nënshkruar në bazë të këtyre rregulloreve që janë në fuqi, por ne kemi dashur të kontribuojmë në një realizim edhe më të shpejtë dhe më të lirë të projektit”, tha Ademi.

Previous Story

“Jam dhunuar sistematikisht”, Zhaklina tregon historinë: Nuk mbroja dot veten

Next Story

Ahmeti: Vendim i shumëpritur, urime Kosovë liberalizimin e vizave

Latest from Blog

Go toTop