Ademi priti në takim ambasadorin francez, Sirill Bomgartner

March 21, 2024

Takim me ambasadorin francez në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sirill Bomgartner.

Zhvillimet aktuale në vend në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, mundësitë për ndryshime kushtetuese, për përfshirjen e bashkësisë bullgare në Kushtetutën tonë, me qëllim vazhdimin e procesit të negociatave me BE-në ishin temat për të cilat diskutuam gjatë takimit të sotëm.

Franca mbetet një ndër shtetet kryesore që ka mbështetur vazhdimisht procesin e integrimit të vendit tonë në BE.

Andaj, thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve tona si dhe përkushtimi ynë maksimal për tejkalimin e gjitha sfidave deri në arritjen e qëllimit, atë të integrimit të plotë në familjen evropiane do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Previous Story

Jeton Shaqiri takon mësimdhënësit e shkollës “Nuri Mazari”- Dollogozhdë dhe shkollës “Orhan Xhemaili”- Tatesh

Next Story

Arben Ziberi: Kandidatin tonë për president Bujar Osmanin e ka vlerësuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Latest from Blog

Go toTop