Ademi për ndeshjet kundër Qipros dhe Lituanisë: Jemi të motivuar dhe bashkuar

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur rreth përgatitjeve që po bëhen për dy ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve, kundër Qipros dhe Lituanisë.

Ai tha se ato po ecin shumë mirë dhe gjithçka është në rrugën e duhur, dhe se atmosfera brenda ekipit është fantastike.

“Jemi të motivuar dhe të bashkuar për dy ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros. Uroj që t’i realizojmë dy fitore të reja”, tha Ademi.

Duket se mes tij dhe Edon Zhegrovës, janë përmirësuar raportet pasi që ka pasur tensionim pas përjashtimit të tre futbollistëve nga grumbullimi pas ndeshjes me Rumaninë.

Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Arijanet Muriq, u akuzuan se kishin thyer rregullat e grumbullimit në kombëtare, duke dalë dhe duke ndenjur deri në orët e vona në klube të natës.

Por, sot Ademi dhe Zhegrova u përqafuan duke shfaqur shenja se mes tyre ka përmirësime të raporteve.

Më 12 tetor, “Dardanët” luajnë kundër Lituanisë si mysafirë, derisa tri ditë më vonë kundër Qipros në “Fadil Vokrri”.

Skuadra e Franco Fodas, luan për rezultat maksimal nga dyja ndeshjet, por pritet të shihet nëse do të arrijnë të marrin dy fitore nga këto takime në Ligën e Kombeve.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.