Ademi – Nikolla: Bashkëpunim i shkëlqyer i parlamenteve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

October 13, 2023

Sot (13 tetor) kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në konferencën me temë: “Roli i parlamenteve në procesin e Berlinit”, që mbahet në Tiranë, ka zhvilluar takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla.

Në takim, në atmosferë miqësore, u shkëmbyen mendime dhe pikëpamje për zhvillimin e bashkëpunimit parlamentar të dy vendeve fqinje, në dritën e kryesimit të Shqipërisë me procesin e Berlinit më 16 tetor në Tiranë dhe nismës parlamentare për përfshirjen e parlamenteve në proces, i cili është në agjendën e Samitit të Berlinit të këtij viti.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se ka një momentum pozitiv dhe përkushtim për procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se në këtë drejtim duhet ta zhvillojmë bashkëpunimin rajonal si pjesë e kritereve tona politike për anëtarësim në Bashkim. Kjo është një mundësi e madhe për vendet tona, të cilën duhet ta shfrytëzojmë.

Previous Story

Fatmir Arifi demanton Komisionin për parandalim të Korrupsionit, paralajmëron dhe padi gjyqësore për shpifje

Next Story

Të përzierat, gjashtë shkaktarët kryesorë dhe çfarë duhet të dini rreth tyre

Latest from Blog

Go toTop