Kordinatori i grupit parlamentarë të BDI-së Arbër Ademi ka shkruar lidhur me vendosjen e gurthemelit të Korridorit 8-të. Ai ka thënë se ky Korridor po bëhet realitet falë angazhimit dhe punës së Qeverisë.
Ai ka njoftuar gjithashtu se Korridori 8-të do të ketë 8 korsi dhe do bëj lidhjen e shqiptarëve nga Kumanova deri në Shqipëri.
“Korridori 8 po bëhet realitet. Vendosja e gurthemelit për fillimin e ndërtimit të autostradës me gjashtë korsi të korridorit 8, nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga e deri në Tiranë, Durrës dhe Vlorë”, ka shkruar Ademi.