Ademi: Derisa Ali Ahmeti ka mbështetjen e qytetarëve, dëshirat e partive të tjera politike mund të mbeten në letër dhe në mendje të tyre

I pyetur se në rast se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare fitues del VMRO-DPMNE, e nuk e zgjedh si partner të koalicionit BDI-në, nënkryetari i kësaj partie, Arbër Ademi në një deklaratë për TV21 tha se edhe në të kaluarën partitë maqedonase kanë kërkuar që BDI të shkojë në opozitë, mirëpo epilogu ka qenë e kundërta e kësaj.

“Kemi patur mundësinë që gjatë këtyre viteve të fundit të pluralizmit politik, veçanërisht pas vitit 2001 të dyja partitë maqedonase shpesh herë pra jo rrallë herë të deklarohen se pse mos të shkojë BDI në opozitë dhe epilogun e keni parë këto 21 vite. Kështu që deri sa Ali Ahmeti dhe BDI ka mbështetjen plebishitare të qytetarëve dëshirat e partive tjera politike mundet të mbeten vetëm në letër e në mendjen e tyre”, tha Ademi.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.