Adelina Tahiri rrëfehet si kurrë më parë: Martesën e përjetova shumë keq

Adelina Tahiri ka folur në lidhje me jetën e saj personale dhe për vështirësitë që është përballur në lidhje me famën, në një intervistë për “Pushime on Top”.

Ajo përmendi martesën, si një nga periudhat e saj më të errëta dhe tha se e ka përjetuar shumë keq mënyrën se si u trajtua në media.

“Jam penduar për shumë gjëra në jetë, jam gjykuar për shumë gjëra në jetë. Dhe realisht i kam përjetuar shumë rëndë, për shembull, martesën. Ka qenë një bujë shumë e madhe, që unë e kam përjetuar shumë keq, sepse të gjithë mediat, e bënin për interes. Nuk e menduan që më bënin dëm, dhe askush nuk mendoi për shëndetin tim. Askush nuk mendoi për familjarët e mi, për shëndetin tim”, tha Adelina

Share

Go toTop