Adelina Ismaili, artistja e cila ka bërë me shtëpi 12 familje nevojtare!

October 19, 2023

Ajo prej vitesh është një nga emrat më të komentuar në tregun muzikor shqiptar.

Është fjala për Pop Divën,Adelina Ismaili, e cila tashmë prej disa kohësh bën edhe rolin e moderatores

Por së fundmi, Adelina po komentohet shumë, pasi ka bërë disa veprime humanitare për 12 familje.

Falë kontributit të Adelinës, 12 familje janë bërë me shtëpi, veprim ky i mbajtur i fshehtë mes miqëve dhe familarëve të saj.

Këtë më pas e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja, pasi në rrjetet e saj sociale ka publikuar një lajm ku flet pikërisht për gjestin e saj të bukur.

Artistja ka sqaruar se aktivitetet humanitare nuk i ka ndërprerë ndër vite, pasi për humanizëm njihej dhe nëna e saj tashmë e ndjerë, Mona Ismaili.

Previous Story

Bekteshi: Masa shtesë nga nëntori, lirohen edhe kategori tjera të produkteve krahas atyre me “çmim të garantuar”

Next Story

Musliu: Kurti si produkt i AliExpressit, diçka tjetër porosit e tjetër të vjen!

Latest from Blog

Go toTop