Ky sezon i ri televiziv duket që do të jetë me shumë lëvizje dhe risi.
Një nga prezantueset më të njohura të televizionit në Kosovë, Adelina Hasani, po e bënë zhvendosjen e radhës.
Siç kuptojmë, Adelina tashmë ka shkëputur bashkëpunimin me “ATV”-në, për të kaluar në “Klan Kosova” për një projekt të ri, shkruan “Kosovarja”.
Adelina deri më tani ka qenë imazhi kryesor i “ATV”-së dhe pos prezantuese ka mbajtur edhe postin e drejtoreshes së programacionit dhe producentes ekzekutive.