Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot në një ceremoni të organizuar në Këshillin komunal të Prizrenit, është shpallur Qytetar Nderi.
Nga parti Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thanë se me mbi 40 vite aktivitet politik, tashmë secili e njeh Ali Ahmetin dhe gëzon respekt ndaj veprimtarisë së tij politike dhe patrotike.
“Nuk ka njeri që nuk e njeh emrin dhe veprimtarinë e Ali Ahmetit, i cili me mbi 40 vite aktivitet politik dha kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe në Kosovë. Vazhdon veprimtarinë e tij politike në mbrojtje dhe avancim të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. I themi vetëm faleminderit z.Ahmeti për kontributin tuaj dhe urime për titullin Qytetar Nderi i Prizrenit”, tha përfaqësuesi nga AAK. /indeks.mk