A u pendua që ishte pjesë e BBVIP Albania? Olta Gixhari emocionon me fjalët për djalin e saj…

April 3, 2023

Largimi i Oltës nga shtëpia e Big Brother ishte një vendim që i habiti të gjithë si banorët edhe publikun.

Pas largimit të saj Olta është intervistuar për Fan Club BBV2 dhe është shprehur se pas shumë vitesh kur djali i saj të rritet dhe t’i flasë për këtë eksperiencë do t’i thotë:

“Kur ti erdhe në jetë, mamit i ndryshoi jeta totalisht, la karrierën, la Shqipërinë dhe shkoi në Spanjë për të jetuar. Edhe këtë e lashë për të, më dogji malli. Do lë çdo gjë për ty…”

E pyetur nëse është penduar se është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri,

Olta u shpreh se do ta ribënte sërish ama premtoi se kjo është hera e parë dhe e fundit që largohet kaq shumë nga familja e saj.

Previous Story

Endrit Thaçi: Me zemrën plot siç ishin sheshet dje, e vërteta e luftës dhe lirisë do të fitojë

Next Story

Prokurori i Speciales: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kishin kompetenca brenda UÇK-së për të kryer krime

Latest from Blog

Go toTop