A mund të ndalohet “TikTok” në Kosovë?

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, ka raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2022.

Komisionerja Sogojeva-Dermaku, tha se gjatë viti 2022 kanë qenë 421 ankesa.
Nga gjobat të shqiptuara, sipas saj kanë arritur vlerën totale prej 169 mijë euro

.“Agjencia për Informim dhe Privatësi, në kuadër të fushëveprimit të saj, duke u mbështetur në objektivat kryesore të parapara me Planin e Performancës për vitin 2022, si dhe mbi bazën e parimeve demokratike për transparencë, llogaridhënie, dhe parimeve të mbrojtjes së privatësisë, ka realizuar aktivitetet konkrete për të siguruar respektimin e së drejtës për qasje në dokumente publike dhe së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, si dy të drejta themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe konventa ndërkombëtare”, tha ajo.

“Në kuadër të zbatimit të ligjit për mbrojtje të të dhënave, gjatë viti 2022 janë realizuar 213 inspektime.

AIP gjatë periudhës raportuese ka pranuar 421 ankesa nga qytetarët, shoqëria civile dhe mediat. 207 ankesa kanë qenë nga qytetarët, 138 nga OJQ-të dhe 76 nga mediat.

Ndaj institucioneve publike ka pasur gjithsej 32 ankesa, ndërsa ndaj institucioneve private 113. Gjobat kundërvajtëse të shqiptuara kanë arritur vlerën totale prej 169 mije euro.

Katër nga këto gjoba janë shqiptuar ndaj institucioneve publike dhe katër ndaj institucioneve private. Buxheti finali i agjencisë gjatë viti 2022 ka qenë 420 mijë euro”, tha ajo.Deputeti i VV-së Dimal Basha, ka pyetur komisioneren në lidhje më aplikacioni e TikTok-ut.
Sipas tij, shumë shtete janë duke e ndaluar, pasi Kina është duke mbledhur të dhëna shtetërore përmes këtij aplikacioni.Ai tha se a ka një propozim Agjencia në lidhje më këtë.

“Amerika është duke e trajtuar në Kongres çështjen e TikTok-ut, sepse Kina grumbullon informata nga ky aplikacion. Kina nuk është miqësore me në. Të gjitha të dhënat i transferohen Kinës, a keni ndërmarr diçka dhe si duhet ti adresohemi këtij problemi. Ku mbahen të dhënat e qytetarëve.

A keni një propozim. Na mundemi me ndalu dhe mos ta përdorim fare”, tha ai.Sugojeva, tha se kjo është çështje e sigurisë kombëtare dhe nuk është vetëm përgjegjësi e Agjencisë, por se do të diskutojnë me institucionet e tjera.
“Ky duhet të jetë vendim zyrat i shtetit.

Për këto dy vjet operim në vazhdimësi jemi duke bërë fushat me ndërgjegjësu si qytetarët si dhe institucionet. Kjo është çështje e mbrojtje kombëtare. Nuk kemi kontakt me ta, as Facebook nuk është duke kthyer përgjigje. Ta autorizosh dike që të vijë këtu është problem. Të dhënat i mban atje ku e ka domenin.

Për TikTok-un nuk është vetëm agjencia, do të ulemi bashkë dhe do të diskutojmë më institucionet e tjera, do t’i propozojmë Kuvendit. Ne nuk e kemi marr formatin, Policia çdo ditë merret më këto çështje”, tha ajo./EO

Share

Go toTop