Nëse e keni gjetur veten duke kërkuar për zbukurimet Krishtlindjeve, jeni duke bërë gjën e duhur, pasi sipas ekspertëve, dekorimi i hershëm për Krishtlindje ju rrit nivelin e lumturisë përgjatë çdo dite.
“Zbukurimet janë thjesht një shteg drejt atyre emocioneve magjike të fëmijërisë. Kështu që vendosja e hershme e atyre dekorimeve të Krishtlindjeve jep nostalgji dhe emocion!”tha psikanalisti Steve McKeown. Kjo duket mjaft logjike.
Nostalgjia ndihmon në lidhjen e njerëzve me të kaluarën e tyre personale dhe i ndihmon të kuptojnë identitetin e tyre. Për shumë, vendosja e dekorimeve të Krishtlindjeve herët është një mënyrë që ata të rilidhen me fëmijërinë e tyre.
Tan France, me famë “Queer Eye”, e praktikon këtë rutinë prej vitesh. “Kur diçka ju bën të ndiheni mirë, pse ta kufizoni atë në tre ose katër javë vetëm që njerëzit të mos ju gjykojnë?” tha France për POPSUGAR. N
Pra, konsiderojeni këtë si shenjë për të gërmuar kutinë e dekoreve festive.