A e dini se kompjuterët iMac me ekran me prekje kishin ekzistuar që nga viti 1999

Siç duket kompjuterët personalë iMac me ekran me prekje kishin ekzistuar edhe para 25 vjetësh.

Një YouTuber i njohur në kanalin e tij me emrin Michael MJD kishte siguruar së fundmi një version të modelit iMac G3 të vitit 1999, dhe ajo që ishte për t’u habitur është se kompjuteri që nga ajo kohë kishte një ekran me prekje, transmeton Telegrafi.

Ai thotë përmes një video se këta kompjuterë mund ishin në shitje për t’u blerë nëse njerëzit do të dinin se ku t’i gjenin.

Në vitin 1999, një kompani e quajtur Elo kishte prodhuar dhe shitur versione të ekranit me prekje të iMac G3 përmes autorizimit të kompanisë Apple.

Michael MJD kishte gjetur së fundmi një version të tillë dhe përmes videos shpjegonte se ekrani i këtij modeli ishte edhe me prekje.

iMac G3 i lansuar fillimisht si iMac, është një seri kompjuterësh personalë Macintosh Apple Computer i shitur nga viti 1998 deri në vitin 2003.

Ndërkohë, ajo që është për t’u habitur është se Apple ende nuk ka lansuar një version të ri me veçorinë e ekranit me prekje për modelet e reja iMac që ne i njohim, derisa thashethemet për të krijuar një version të tillë datojnë nga viti 2010.

Pavarësisht këtyre viteve, Apple thuhet se ka filluar të punojë për shtimin e ekraneve me prekje në Mac. Sipas Mark Gurman të Bloomberg, një MacBook Pro i ri me një ekran OLED mund të jetë Mac-i i parë me prekje në vitin 2025. /Telegrafi/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.