A do të jetë Freuler truproja e Xhakës në Serbi? Flet futbollisti zviceran

October 10, 2024

Për dy ditë, kombëtarja e Zvicrës do të udhëtojë për në Leskovc ku do ta presë Serbia.

Ndeshjet e kaluara mes dy skuadrave ishin shumë shpërthyese.

Mesfushori 32-vjeç i Zvicrës, Remo Freuler, i cili sipas “Blick” e ka gruan serbe dhe flet pak serbisht, në konferencën e sotme për media para përballjes me Serbinë, është pyetur nëse është i gatshëm ta luajë rolin e “truprojës” së Granit Xhakës nëse do të sulmohet, raporton Klankosova.tv.

“Nuk mendoj se diçka e tillë do të jetë e nevojshme. Asgjë nuk do të ndodhë”, u përgjigj ai.

Serbia do ta presë Zvicrën të shtunën me fillim nga ora 20:45, ndeshje e cila do të transmetohet direkt në platformën numër një në vend, Armotion. /Klankosova.tv

Previous Story

4 ndeshje të Ligës së Kombeve transmetohen sonte në Artmotion

Next Story

Gruda: Prindërit i kam shqiptarë, por ndihem rehat në Gjermani ku dhe do vazhdojë të luaj

Latest from Blog

Go toTop