70 profesorë universitar kërkojnë themelimin e Akademisë së Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike në Maqedoninë e Veriut

SHOQATA AKADEMIKE E SHQIPTARËVE PËR SHKENCË DHE ART-TETOVË

KËRKESË
për themelimin e Institucionit publik: AKADEMIA E SHKENCAVE SHOQËRORE DHE ALBANOLOGJIKE

Ne, një grup profesorësh universiteti dhe intelektualësh shqiptarë, njerëz që lindën dhe punuan gjithë jetën këtu dhe dhanë kontributin e tyre maksimal në zhvillimin e komunitetit dhe industrisë, ju paraqesim një kërkesë për ngritjen e një Institucioni Nacional Publik, me Kompetencat publike në punën kërkimore-shkencore në fushën e shkencave shoqërore dhe albanologjike, Akademia e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, me seli në Shkup.

1.Baza juridike sipas legjislacionit kushtetues të RMV-së

Kërkesa jonë bazohet në nenet 3 deri në 9 të Ligjit për institucione, neni 8 i rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku thuhet: “Vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë janë: – liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit të njohura me të drejtën ndërkombëtare dhe të përcaktuara me Kushtetutë, – shprehja e lirë e përkatësisë kombëtare…”. I referohemi edhe nenit 47, i cili thotë se, “liria e krijimtarisë, veprimtarisë shkencore dhe artistike është e garantuar dhe se Republika inkurajon dhe mbështet…” Neni 47 thotë se “garantohet liria e krijimtarisë shkencore, artistike dhe të llojeve të tjera. Të drejtat që rrjedhin nga krijimtaria shkencore, artistike apo lloje të tjera intelektuale janë të garantuara. Republika inkurajon, ndihmon dhe mbron zhvillimin e shkencës, artit dhe kulturës. Republika inkurajon dhe ndihmon zhvillimin shkencor dhe teknologjik…”. Nevojat tona specifike bazohen në nenin 48 të Kushtetutës, i cili thotë se “Anëtarët e kombësive kanë të drejtë të shprehin lirisht, të ushqejnë dhe të zhvillojnë identitetin e tyre dhe veçoritë kombëtare. Republika garanton mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të kombësive. Anëtarët e kombësive kanë të drejtë të themelojnë institucione kulturore e artistike, shoqata shkencore dhe të tjera me qëllim të shprehjes, edukimit dhe zhvillimit të identitetit të tyre”. Gjithashtu, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e konsideron arsimin, trajnimin, hulumtimin dhe inovacionin si faktorë kyç për forcimin e ekonomisë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve.

2.Veprimtaria e Institucionit

Institucioni themelohet për kryerjen e veprimtarive në fushën e shkencave, përkatësisht të shkencave Shoqërore dhe Albanologjisë, për fushat kërkimore të përfshira sipas klasifikimit Frascati.2

3.Profili i Institucionit

Profili i këtij institucioni është një formë institucioni për kryerjen e një shërbimi publik si një veprimtari që nuk klasifikohet si veprimtari tregtare e përcaktuar me ligj (veprimtari jo-tregtare) dhe që mund të përkufizohet si veprimtari me interes publik-sipas ligjit.
Ky institucion do të përgatisë dhe realizojë projekte kërkimore-shkencore të cilat do të financohen nga mjetet e parapara në buxhetin e RMV-së, nga mjetet për veprimtari kërkimore-shkencore ose artistike të Republikës, nga fondet dhe fondacionet e veçanta, si dhe nga fondet e personave fizikë e juridikë vendas ose të huaj.
Veprimtaria kërkimore-shkencore që do të kryhet në Akademi realizohet mbi bazën e projekteve kërkimore-shkencore. Kërkime dhe projekte të veçanta shkencore do të mund të kryhen në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet Akademisë dhe një institucioni ose organizate përkatëse të arsimit të lartë, shkencor dhe artistik.

4.Nevoja e shqiptarëve për një institucion kërkimor shkencor të një natyre specifike

Pyetja që lind për studiuesit është si të veprohet? Cilat janë sfidat e së ardhmes dhe si të menaxhohen rreziqet siç janë: plakja e popullsisë, neoliberalizmi i paskrupullt, bashkëjetesa e shqiptarëve dhe maqedonasve, ikja e të rinjve, emigrantëve, vlerave evropiane të demokracisë liberale, deformimi i gjuhës shqipe nga neologjizmat, përdorimi në jetën publike publike, etj.

5.Hulumtimet në fushat e shkencave shoqërore

Hulumtimet shkencore sot janë pjesë kryesore e debatit publik . Kjo, në botën shkencore, shfaqet në një diversitet më të madh, nga këshillimi i liderëve dhe qeverive tek ndarja e hulumtimeve dhe gjetjeve drejtpërdrejt me konsumatorët dhe përmes shumë platformave të reja dixhitale, takimeve në internet dhe diskutimeve të ekspertëve.
Institucioni ynë do të ndajë rezultatet e khulumtimit me komunitetin akademik, universitetet, akademitë e tjera, industrinë, me një audiencë të zgjeruar dhe të integruar, profesione dhe disiplina. Politik-bërësit duhet të mësojnë se dinamikat sociale janë kritike për zgjidhjen e shumicës së problemeve tona sociale, por ato nuk janë as të lehta për t’u kuptuar dhe as nuk mundësojnë përmirësim të shpejtë të komunitetit. Gjendja dramatike në të cilën gjendet qytetërimi njerëzor, në veçanti Ballkani Perëndimor dhe RMV-ja, na inkurajon të shqyrtojmë disa çështje të thella dhe të rëndësishme. Secila prej këtyre pyetjeve meriton përpjekjet tona më të mira intelektuale. Por, patjetër, ata duhet të eksplorojnë mjedisin tonë, sa më tërësisht dhe me kujdes që të jetë e mundur. Kërkime të tilla do të jenë të dobishme jo vetëm për zhvillimin tonë personal dhe intelektual, por edhe për nevojat e shoqërisë në tërësi, për ballafaqimin me bashkëjetesën tonë, dialogun ndërkulturor, ndërfetar, të drejtat e njeriut, zhvillimin e ekuilibruar ekonomik, etj.
Institucioni i ri do merret me çështjet, se pse ne duhet të kujdesemi për 20 vitet e ardhshme, jo vetëm për muajt e ardhshëm? Cila do të jetë e ardhmja jonë? Cilat janë shanset tona në globalizimin kulturor dhe gjuhësor, kur dihet se nga rreth 14.000 gjuhë që fliten aktualisht në botë, parashikimet janë që 70% e tyre do të zhduken deri në vitin 2100? Sa i përket strukturës moshore, popullsia në RMV po plaket. Në periudhën 2007-2017, popullsia re (0-14 vjeç) në total u ul nga 18.5% në 16.5%, dhe popullsia e moshës së vjetër (65 vjeç e lart), u rrit nga 11.4% në 13.7%. Si mund të arrijmë një të ardhme të kënaqshme me këtë natalitet dhe vdekshmëri të popullsisë? Cilat janë prioritetet? A është ai zhvillim i qëndrueshëm? Ne duhet të krijojmë një potencial të madh hulumtues për t’u dhënë përgjigje të gjitha sfidave si: rënia e natalitetit, kushtet dhe cilësia e arsimit në shkollat në gjuhën shqipe dhe çështje të tjera të rëndësishme shoqërore jetike, për zhvillimin human nëpërmjet kërkimit shkencor themelor dhe të fundit. Ne si shoqëri shohim që epoka e inteligjencës artificiale tashmë ka filluar. Kjo është po aq thelbësor sa krijimi i mikroprocesorit, kompjuterit personal, internetit dhe celularit. Si do ta pozicionojmë veten si individë, shoqëri dhe shkencë ndaj këtyre ndryshimeve të fuqishme, përderisa Google njofton chatbotin e tij të AI, Bard, duke iu bashkuar Bing, në dhe pasi krijuesi i ChatGPT OpenAI njoftoi evolucionin e shumëpritur të modelit të tij me inteligjencën artificiale, GPT-4? Shkencat shoqërore duhet të merren me këto ndryshime të fuqishme.

5.Hulumtimet në fushat e shkencave shoqërore

Për studimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqipe, marrëdhëniet e gjuhës dhe letërsisë shqipe me gjuhët e tjera, letërsisë dhe kulturave të Evropës dhe botës, historisë kombëtare shqiptare dhe marrëdhënieve me kombet fqinje dhe kulturat e tyre, veçanërisht për të ushqyer vlerat e trashëgimisë kulturore të njerëzve. Rëndësia e këtij institucioni shkencor është se do të kontribuojë shumë në shkëmbimin e përvojave ndërmjet studiuesve – përmes komunikimit dhe debatit, gjë që do të eliminojë mangësitë e shumta të kërkimit shkencor për çështjet gjuhësore në epokën e neologjizmave, lëvizjes së popullsisë etj. E gjithë kjo me synimin pozitiv që Albanologjia të përparojë paralelisht me shkencat e tjera.
Probleme të rëndësishme kërkimore do të jenë çështjet e etnografisë, e cila është studimi i thelluar i një grupi dhe nëngrupi të caktuar kulturor. Ne kemi shumë nevojë për të. Po kështu, etnologjia është studimi krahasues i të dhënave etnografike, shoqërisë dhe kulturës. Hulumtimi antropologjik shqyrton gjetjet më pak të njohura në arkeologji dhe antropologji për të nxjerrë në pah atë që nuk dimë për historinë njerëzore.
Historia e komunitetit shqiptar në RMV, marrëdhëniet ndëretnike dhe veçanërisht marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, poashtu,do të paraqesin tema të rëndësishme kërkimore. Komunitetet janë të gjalla dhe gjithmonë kanë nevojat e tyre. Në Maqedoninë e Veriut, të gjitha komunitetet kanë nevojat e tyre specifike, të cilat mund të jenë zhvillimi kulturor, arsimor, fetar, ekonomik lokal, etj. Shkenca dhe ne si punonjës shkencorë duhet të përballemi dhe të hetojmë në mënyrë të pashmangshme disa çështje themelore dhe të specializuara në lidhje me të ardhmen tonë. Qytetërimi njerëzor sot është i gjallë, i fuqishëm dhe po ndryshon me shpejtësi. Pjesë e këtyre ndryshimeve bëhet edhe Republika.

7.Publiciteti, transparenca e punës

Institucioni do të jetë transparent ndaj publikut të gjerë, medias dhe mekanizmave të kontrollit publik. Ai do të jetë i hapur për të gjitha bashkësitë etnike në Maqedoninë e Veriut

8.Pyetje bazë për funksionalitetin e institucionit publik

Në fund kërkojmë që kërkesa jonë të konsiderohet si kërkesë për vlera të reja evropiane, një Ballkan të hapur dhe një shoqëri të lirë. Duke mësuar nga e kaluara e largët, kur një profesor universiteti doli para publikut dhe kërkonte me fletore dhe laps një universitet në gjuhën shqipe, elita politike në vend që ta pranonte, u tërhoq zvarrë për 10 vjet në një përballje të pakuptimtë me studentët dhe punëtorët shkencorë.
Bordi iniciativ – themelues:
Prof. Dr. Hasan Jashari,
Prof. Dr. Zeqir Kadriu,
Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi
Prof. Dr. Florim Aidini,
Prof. Dr. Xheladin Murati,
Prof. Dr. Tahir Zajazi,
Prof. Dr. Suzana Aliu,
Prof. Dr. Avzi Mustafa,
Prof. Dr. Nebi Dervishi,
Doc. Dr Ardita Abdulli.
Të nderuar deputetë dhe ministra,
Ju urojmë një ditë të këndshme!
Në mbështetje të listës. Elaborati, Statuti, programi i punës, CV e anëtarëve të Bordit theleues, administrata, personeli i ri shkencor, kushtet materiale dhe hapësinore etj.
Materialet, prej mbi 121 faqeve ua dërgojmë në pliko, së bashku me këtë Kërkesë!

Me shumë respekt
14.04.2023
Nga Bordi themelues

Nënshkruesit, mbështesin me firmat e tyre krijimin e Institucionit Publik Akademia e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Emri, mbiemri
Universiteti
Nënshkrim
1.
Prof.dr.
Hasan Jashari
UEJL-Tetovë

2.
Prof.dr.
Mersel Bilalli
FON University

3.
Prof.dr.
Nasir Selimi
UEJL-Tetovë

4.
Prof.dr.
Arafat Shabani
UEJL-Tetovë

5.
Prof,Dr.
Bilall Lutfiu
UNI UNIVERSUM

6.
Prof.dr.
Xheladin Murati
UKIM- Shkup

7.
Prof.dr.
Mersim Mаksuti
Universiteti i Tetovës

8.
Prof.dr.
Fadil Zendeli
UEJL-Tetovë

9.
Prof.dr.
Ali Pajaziti
UEJL-Tetovë

10.
Dr. Prof
Muhamed Halili
Profesor-ambasador

11.
Prof.dr.
Halil Snopçe
UEJL-Tetovë

12.
Doc.dr.
Ardita Abduli-Reka
Universiteti i Tetovës

13.
Doc.dr.
Drita Memeti
Universiteti i Tetovës

14.
Prof.dr.
Hana Saliu
Universiteti i Tetovës

15.
Prof.dr.
Valentina Pajaziti
Universiteti i Tetovës

16.
Prof.dr.
Hiriet Ziberi
Universiteti i Tetovës

17.
Ph.d.
Nazmije Shaqiri
Universiteti i Tetovës

18.
Prof.dr.
Besa Havziu-Ismaili
Universiteti i Tetovës

19.
Doc.dr.
Luljeta Bexheti
Universiteti i Tetovës

20.
Prof.dr.
Zeqirja Rexhepi
Universiteti i Tetovës

21.
Prof.dr.
Musa Musai
Universiteti i Tetovës

22.
Prof.dr.
Zejnepe Alili-Rexhepi
Universiteti i Tetovës

23.
Doc.dr.
Fitore Bajrami-Abdi
Universiteti i Tetovës

24.
Prof.dr.
Ibish Kadriu
Universiteti i Tetovës

25.
Prof.dr.
Qufli Osmani
Universiteti i Tetovës

26.
Prof.dr.
Fehari Ramadani
Universiteti i Tetovës

27.
Prof.dr.
Lulzim Murtezani
Universiteti i Tetovës

28.
Prof.dr.
Abdilnaser Sinani
Universiteti i Tetovës

29.
Prof.dr.
Qani Nesimi
Universiteti i Tetovës

30.
Prof.dr.
Zeqirja Idrizi
Universiteti i Tetovës

31.
Prof.dr.
Petrit Pollozhani
Universiteti i Tetovës

32.
Prof.dr.
Suzana Aliu
UBT-Prishtinë

33.
Prof. Dr
Meribe Mustafi
Universiteti i Tetovës

34.
Prof.dr.
Selami Kolonja
Universiteti i Tetovës

35.
Prof. Dr
Ismail Ferati
Universiteti i Tetovës

36.
Prof.Dr
Namik Durmishi
Universiteti i Tetovës

37.
Prof.Dr.
Florim Ajdini
Universiteti i Tetovës

38.
Prof.dr.
Suzana Ejupi
Universiteti i Tetovës

38.
Prof.dr.
Majlinda Nuhi
Universiteti i Tetovës

40.
Prof.dr.
Arburim Iseni
Universiteti i Tetovës

41.
Prof.dr.
Myqereme Rusi
Universiteti i Tetovës

42.
Prof.dr.
Hyreme Gurra
Universiteti i Tetovës

43.
Prof.dr.
Dervish Alimi
Universiteti i Tetovës

44.
Dipl.ing.agr.
Symbil Ajdini
“Mosha Pijade”- Tetovë

45.
MSc.dr.
Argjend Imeri
Universiteti i Tetovës

46.
Prof.dr.
Arben Oda
Universiteti i Tetovës

47.
Prof.dr.
Isa Spahiu
Universiteti i Tetovës

48.
Doc.dr.
Lindita Skenderi
Universiteti i Tetovës

49.
Doc.dr.
Imer Alili
Universiteti i Tetovës

50.
Prof.dr.
Lulzime Kamberi
Universiteti i Tetovës

51.
Prof.dr.
Zarije Nuredini
Universiteti i Tetovës

52.
Prof.dr.
Merale Fetahi-Vehapi
Universiteti i Tetovës

53.
Prof.dr.
Florinda Imeri
Universiteti i Tetovës

54.
Prof.dr.
Nebi Dervishi
Universiteti i Tetovës

55.
Prof.dr.
Zylqyfli Ziba
Universiteti i Tetovës

56.
Prof.dr.
Besnik Rameti
Universiteti i Tetovës

57.
Prof.dr.
Haki Ymeri
UKIM-Shkup

58.
Dr. docent
Besa Kadriu
UEJL

59.
Docent Dr.
Meral Veseli
UEJL

60.
Prof.dr.
Xhemaludin Idrizi
UEJL

61.
Prof.dr.
Zeqir Kadriu
UEJL

62.
Prof.dr.
Avzi Mustafa
UKIM-Shkup

63.
Prof.dr.
Tahir Zajazi
UKIM-Shkup

64.
Dr.
Donika Bakiu
Vision Academy

65.
Ass.mr.
Dëfrim Saliu
Universiteti i Tetovës

66.
Ass.mr.
Elfat Sulimani
Universiteti i Tetovës

67.
Ass.mr.
Verona Paçuku
Universiteti i Tetovës

68.
Ass.mr.
Dritan Skenderi
Universiteti i Tetovës

69.
Prof. dr
Arben Taravari
UKIM

70.
Prof. dr
Arsim Sinani
Universiteti i Prishtinës

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.