-Duke u marrë më shumë me procedura teknike, duke futur inteligjencën artificiale në praktikën e përditshme, rrezikohet kontakti i drejtpërdrejtë i mjekut me pacientin dhe mund të ulë efektin në trajtimin mjekësor
Shkruan: Dr.sci Aziz Pollozhani
Me urimet më të mira për të gjithë kolegët, po u përcjell një segment nga libri im i ri ( në dorëshkrim), “Sfida të reja të etikës mjekësore – Mc-donaldizimi I kujdesit shëndetësor”.
Ky emër është shumë i popullarizuar dhe i njohur në botë dhe sidomos te gjeneratat e reja për ushqimin e “shijshëm” të shpejtë “fast food”, që shërbehet në restorantet që mbajnë këtë emër.
Në kontekstin e kujdesit shëndetësor, sociologu Ritzer (2004) termin “McDonaldizim” e përdori për të shpjeguar rrjedhat dhe procesin në të cilin parimet që rregullojnë bizneset e ushqimit të shpejtë, zbatohen në praktikën e mjekësisë.
Ky trend karakterizohet me atë se me parimet që i zbaton, e largon kujdesin shëndetësor nga disa aspekte të dobishme të tij, që për pasojë kanë efekte të uljes së cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe evitimin e parimeve etike në mjekësi.
Parimet themelore që ndjekin dhe aplikojnë në këtë kontekst janë:
-Efikasiteti që çon në shkurtimin e kohës së nevojshme për kujdes ndaj pacientit duke adaptuar një protokol ku pacienti nga personeli ndihmës i nënshtrohet një anketimi me pyetje orientuese (në vend të anamnezës), udhëzohet të bëjë egzaminimet laboratorike dhe inzherike po ashtu nga personeli ndihmës mjekësor me qëllim që pacienti të ketë kohë sa më të shkrurtër në takimin me mjekun.
-Llogaria (kostoja, pro market agenda,). – procedura the trajtimi i tij në fokus ka përfitimin dhe kthimin e investimit që është bërë për këtë shërbime duke realizuar edhe egzaminime që nuk kanë arsyeshmëri në indikacionet nga gjendja e pacinetit(per indicationem) . Llogaria bazohet në theksin mbi sasinë dhe jo cilësinë, ashtu si në ushqimin e shpejtë, sasia është shpesh një zëvendësues i dobët për cilësinë si edhe kohëzgjatja e qëndrimit ku ngatërrojnë sasinë me cilësinë. Kujdesi shëndetësor që ofrohet në kushte të tilla është gjithnjë e më shumë në funksion të kostos dhe kthimit financiar, se sa në funksion të përfitimit që rezulton të jetë joetik.
-Parashikueshmëria ka ndikuar në kujdesin shëndetësor në shumë mënyra. Duke marrë parasysh që anketimet, analizat, matjen e pulsit, tensionit, dhe dokumentacionin tjetër përcjellës do të bëhet personeli ndihmës (sepse kushton më lirë se sa mjeku), mjeku do ta realizojë vizitën për një kohë të shkurtër për aq kohë sa i është planifikuar nga administratori i klinikës, duke mos pasur kohë për komunikimin e duhur me pacientin. Çdo hap nëpër të cilin kalon një pacient, është pjesë e një udhëzimi të saktë. Udhëzimet klinike janë të vlefshme, por shkaktojnë në presion më të madh ndaj mjekëve për të arritur që t’i trajtojnë të gjithë pacientët njësoj. Kohëgjatësia uniforme mund të rezultojë në kujdes të barabartë, por nuk u përgjigjet domosdoshmërisht nevojave individuale, nuk është i drejtë dhe e dëmton cilësinë e kujdesit .
Kontrolli i njerëzve që bëhet nga teknologjia jo-humane është dimensioni përfundimtar i McDonaldizimit, e cila zbatohet gjithnjë e më shumë si për mjekët ashtu edhe për pacientët. Mjekët tani kalojnë kohën më shumë në kompjuterë (40%) sesa me pacientë (12%). Kodet dhe politikat e faturimit, që përcaktojnë kohëzgjatjen dhe përmbajtjen e vizitave, diktojnë kujdesin e pacientët, ndikojnë te mjekët, çojnë në procedura të panevojshme dhe mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e pacientit. Regjistri elektronik mjekësor kontrollon ndërveprimet midis mjekëve dhe pacientëve duke specifikuar se cilat pyetje duhet të bëhen dhe cilat detyra duhet të plotësohen, duke zëvendësuar kështu gjykimin një mjeku me atë të i një kompjuteri . Kohëzgjatja e vizitës rritet ndërsa koha me mjekun (dhe roli i tij ose i saj si një klinicist empatik) zvogëlohet.
Intelegjenca artificiale dhe të dhënat nga një kompjuter zëvendëson gjykimin të mjekut, duke e bërë mjekun të kalojë shumë më tepër kohë me kompjuterë sesa me pacientë. Përdorimi i pavend i teknologjisë dhe vetëgjykimi mbi bazën e të dhënave kompjuterike ul dukshëm kënaqësinë e pacientiot dhe me këtë edhe cilësinë e kujdesit shëndetësor
McDonaldizimi i kujdesit shëndetësor nuk plotëson kushtet e një kujdesi që pacineti e meriton dhe që do të japë rezultete më të mira në trajtimin e sëmundjes të sejcilit individ., McDonaldizimi i kujdesit shëndetësor I lënë i pakontrolluar rezulton në “sisteme të joetike që mohojnë njerëzimin dhe ndjenjën njerëzore, të njerëzve që punojnë brenda sistemit dhe të atyre që shërbehen prej tyre- pacinetëve”.(Facebook)