7 Marsi/ Grubi: Themelet e ekzistencës sonë kombëtare kanë qëndruar të palëkundura falë mësuesve

Zëvendëskryeministri Artan Grubi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë mësuesit për ditën e 7 marsit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në urimin e tij Grubi ka pohuar se themelet e ekzistencës sonë kombëtare kanë qëndruar të palëkundura falë mësuesve dhe mësueseve tona, të cilët sipas tij kanë qenë gjithmonë të gatshëm për të edukuar brezin e ri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shton se duke reflektuar mbi rolin e tyre jetik në çdo etapë të historisë sonë për të ruajtur ndërgjegjen kombëtare.

Postimi i plotë:

Themelet e ekzistencës sonë kombëtare kanë qëndruar të palëkundura falë mësuesve dhe mësueseve tona, gjithmonë të gatshëm për të edukuar brezin e ri të kombit në frymën e atdhedashurisë.Duke reflektuar mbi rolin e tyre jetik në çdo etapë të historisë sonë për të ruajtur ndërgjegjen kombëtare, ju shpreh sot urimet e mia të sinqerta me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit.Mbi supet e tyre do të vazhdojë të qëndrojë sa të jetë jeta përgjegjësia për trasimit e rrugës së përparimit.Qoftë i paharruar kujtimi për edhe të gjithë ata veteranë të arsimit që nuk janë më në mesin tonë, rruga e tyre le të jetë frymëzim veprimi për lartësimin e vazhdueshëm të idealeve tona kombëtare. Gëzuar 7 Marsin!

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.