60 vjet nga tërmeti shkatërrues i Shkupit, Grubi: Mbi dhimbjen dhe solidaritetin global ndërtuam shpresat e reja për jetën!

July 26, 2023

Qyteti i Shkupit sot përkujton 60 vjetorin e tërmetit shkatërrues i cili mori jetën e 1.070 qytetarëve.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shkruar në faqen e tij zyrtare se ky përjetim tragjik e ktheu Shkupin në epiqendër të solidariteti botëror, me të cilën u ringritën sërish shpresat e reja për jetë.

Statusi i plotë:

Me rastin e 60 vite më parë, Shkupi përjetoi një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e vet, tërmetin katastrofal që u mori jetën 1.070 qytetarëve dhe që la pa kulm mbi kokë rreth 200.000 banorë.

Ky përjetim tragjik e bëri Shkupin tonë epiqendër të solidaritetit botëror që mbi dhimbjen dhe rrënojat, të ringrihet sërish me shpresë të re për jetë.

Qoftë i paharruar kujtimi për jetët e humbura dhe le të jetë udhërrëfyes i përjetshëm uniteti i atëhershëm ndërnjerëzor që i dha forcë ringritjes.

 

Previous Story

LSDM: Me ndryshimet kushtetuese hapet rruga për anëtarësim në BE dhe rritjen e ndihmës financiare

Next Story

Bastri Bajarami largohet nga Lëvizja Besa, do të jetë deputet i pavarur në Kuvend

Latest from Blog

Go toTop