​579 vjet më parë Skënderbeu eleminoi 22 mijë ushtarë osmanë

July 2, 2023

579 vjet më parë ndodhi beteja e Torviollit, ku kryetrimi shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu mposhti forca të mëdha osmane në fushën e Torviollit – e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme.

Pasi ishte formuar Besëlidhja e Lezhës, ku u bashkuan princat arbërorë, Sulltan Murati II dërgoi një forcë prej 25 mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit.

Skënderbeu i doli përpara ushtrisë osmane në fushën e Torviollit, ku pas një beteje taktike nga ana e tij, u vranë 22 mijë ushtarë osmanë, ndërsa në radhët e shqiptarëve pati të vrarë vetëm disa qindra.

Me këtë fitore, miti i pathyeshmërisë osmane u thye dhe shënoi edhe fillimin e luftërave 25-vjeçare të pandërprera të Gjergj Kastriotit.

Previous Story

Zgjedhjet në BDI, Artan Grubi: Shprehja më e lartë e demokracisë partiake

Next Story

Vjen lajmi i keq për Serbinë, zbardhet pse ushtria dhe policia serbe nuk mund të hyjnë në veri të Kosovës

Latest from Blog

Go toTop