50 milionë euro për infrastrukturën ujore në komuna/ Grubi: Kujdesemi për jetë më të mirë

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se Qeveria në seancën e fundit ka miratuar vendim për shpërndarjen e mjeteve në vlerë prej 50 milionë euro për rregullim të infrastrukturës ujore në komuna.

✅Në seancën e fundit të mbajtur të Qeverisë miratuam vendimin për shpërndarjen e mjeteve në vlerë prej 50 milion eurove të siguruara nga Banka Evropiane Investuese, të cilat do të investohen në përmirësimin e infrastrukturës ujore në komunat e vendit.

🔜Këto mjete së shpejti do t’u ndahen si donacion të gjitha komunave, përfshirë këtu edhe komunat e Qytetit të Shkupit përmes Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për realizimin e investimeve prioritare për:

👉🏻rrjetet e ujësjellësit,

👉🏻rrjetin e kanalizimeve,

👉🏻stacione të pastrimit të ujërave të zeza, si dhe

👉🏻pajisje për përmirësimin e infrastrukturës ujore në territorin e tyre.

Një pjesë e mjeteve, respektivisht nga 200 mijë euro do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjitha komunat, ndërsa pjesa tjetër е mjeteve do të përcaktohet në bazë të numrit të banorëve që ata kanë.

#kujdesemi

https://www.facebook.com/photo?fbid=833934121429441&set=a.262689901887202

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.