Ahmeti: Gjuha shqipe, flamuri kombëtar, barazia, nuk guxojnë të cënohen

December 12, 2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik pwr Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në “Facebook” pas takimit “madhwshtorw” nw Gostivarw.

Pas takimit Ahmeti ka porositur se Gjuha shqipe, flamuri kombëtar, barazia, nuk guxojnë të cënohen.

Sipas Ahmetit, respektimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve nuk i rrezikon maqedonasit dhe të tjerët, përkundrazi përforcon këtë shoqëri të përbashkët.

“Gostivari sonte ishte i tëri i rreshtuar për të mbrojtur legjitimitetin dhe barazinë, integrimin europian dhe dinjitetin kombëtar. Mungesa e legjitimitetit të qeverisë monoetnike po rezulton drejtpërdrejtë me rrënim sistematik të të arriturave kombëtare dhe kjo duhet të përfundojë me zgjedhje vitin e ardhshëm!”, ka shkruar Ahmeti.

Previous Story

Ahmeti: Nuk lejoj të preket shqipja, sepse është larë me gjak, nuk jam politikan i salloneve

Next Story

Valdet Xhaferi, falenderon Gostivarin: Bashkë vazhdojmë edhe më fuqishëm

Latest from Blog

Go toTop