35-vjeçarja humb jetën menjëherë pas lindjes

July 6, 2023

Të hënën pasdite, një grua 35-vjeçare në Kretë solli në jetë fëmijën e saj me lindje normale.

Por sipas mediave të shtetit fqinj, gruaja u përball me probleme gjatë lindjes dhe duhej të transferohej menjëherë në Heraklion.

Në të njëjtën kohë, nëna e fëmijës ka përjetuar komplikime dhe disa orë pas lindjes ka dhënë frymën e fundit.

Sipas flashnews, është urdhëruar një ekspertizë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes tragjike, pasi lindja duket se ka ecur pa probleme, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka vendosur asgjë që të çojë në shkakun e qartë të vdekjes.

Foshnja po trajtohet në spitalin Venizelio.

Previous Story

Nazif Destani nga Ekologu merr në koncesion minierën e Strumicës për bakër dhe ar

Next Story

Publikohen shkrimet nga ditari sekret, politik i Enver Hoxhës

Latest from Blog

Go toTop