34 vjet nga rënia heroike e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Janë bërë 34 vjet nga rënia heroike e Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë. Ata ranë heroikisht në këtë datë të vitit 1989-të, në lagjen “Bregu i Diellit”, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.

Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në Llaushë të Podujevës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë.Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981.

Fazliu aktivitetin e tij në çlirim të atdheut e vazhdoi gjatë tërë kohës edhe në vendin e tij të punës dhe kudo ku i jepej mundësia. Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në fshatin Llugë të Podujevës.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës.

Më 1984 arrestohet bashkë më shokë dhe dënohet me katër vjet burg. Më 2 nëntor 1989 Zhitia dhe Fazliu, u rrethuan në lagjen Bregu i Diellit nga UDB-ja dhe pas një lufte të pabarabartë me armikun, prej orës 12:45 deri në ora 19:00, ranë heroikisht të dy atdhetarët.

Share

Go toTop