3 adoleshentë hiqeshin si vajza/ Ja si zhvatnin djemtë në rrjetet sociale për marrëdhënie seksuale

October 11, 2023

Adoleshentët të moshave 16 vjeç mësohet se hapnin adresa falso dhe hiqeshin si vajza

Janë proceduar penalisht 3 adoleshentë. Të rinjtë nëpërmjet adresave falso në rrjetet sociale mashtronin persona të ndryshëm.

Adoleshentët të moshave 16 vjeç mësohet se hapnin adresa falso dhe hiqeshin si vajza dhe iu afronin marrëdhënie seksuale djemve të ndryshëm. Adoleshentët pasi komunikonin me djemtë që mashtroheshin linin takime në vende të ndryshme dhe shumën monetare i kërkonin ta linin kryesisht te hyrja e pallatit.

Pasi djemtë linin lekët aty ku adoleshentët donin, këta të fundit i bënin bllok personave të mashtruar dhe zhdukeshin.

Nga kjo skemë mashtrimi, adoleshentët kishin përfituar rreth 30 mijë euro.

Previous Story

Një tjetër tërmet i fuqishëm e godet Afganistanin

Next Story

Gazetari kosovar: Palestinezët kundër Kosovës, ishin të gatshëm t’i bashkoheshin ushtrisë serbe si mercenarë

Latest from Blog

Go toTop