29 vjetori i vdekjes së Ahmet Haxhiut, Ahmeti: Idealin kombëtar nuk arritën ta thyejnë persekutimet

July 7, 2023

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot në 29 vjetorin e ikjes së Ahmet Hashiut nga kjo jetë e ka kujtuar duke thënë se idealin e tij kombëtar nuk arritën ta thyejnë persekutimet.

Plejadës së atyre veprimtarëve prijës të lëvizjes sonë ilegale i përkiste edhe Ahmet Haxhiu, të cilin e kujtojmë me mall dhe krenari në 29 vjetorin e shuarjes nga jeta, shkruan mes tjerash kryetari Ahmeti.

Postimi i plotë:

Koha nuk mund të zbehë kujtimet për heroizmin e veprimtarëve të çështjes kombëtare, të atyre që qëndruan në këmbë në çastet kur një gjë e tillë ishte e patjetërsueshme për të arritur lirinë.

Plejadës së atyre veprimtarëve prijës të lëvizjes sonë ilegale i përkiste edhe Ahmet Haxhiu, të cilin e kujtojmë me mall dhe krenari në 29 vjetorin e shuarjes nga jeta.

Idealin e tij kombëtar nuk arritën ta thyejnë persekutimet, burgosjet dhe torturat e rregjimit, shpirti i tij i guximshëm u bë forcë e amanet në damarët e shumë trimave dhe bashkëveprimtarëve.

Ahmet Haxhiu me shokët e tij të idealit mbollën farën që të lulëzojë përjetë pranvera e lirisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! LAVDI!

Previous Story

Besimi: Jemi afër zgjidhjes me sindikatat për rritjen e pagave

Next Story

Ambasada amerikane në Beograd për vrasjen brutale të vëllezërve Bytyqi: Serbia nuk po i sjell para drejtësisë autorët e krimit

Latest from Blog

Go toTop