25 vjetori i Çlirimit të Kosovës/ Thaçi: Tu bëjmë ballë politikave agresive të Serbisë, dhe dorës së poshtërimit të saj mbi shqiptarët

Në Akademinë Solemne “25 vjet – Kosova e Lirë” të organizuar nga Fronti Europian me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, ka shprehur mendimet e tij në lidhje me përvjetorin e çlirimit të Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Duke e cilësuar ngjarjen si një “mrekulli historike”, Thaçi ka theksuar se Kosova ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të arritur pavarësinë dhe integrimin ndërkombëtar që nga viti 2008.

Thaçi ka bërë thirrje për shprehjen e pakënaqësisë së organizuar politike ndaj aleatëve perëndimor për ngecjen e proceseve të integrimit, duke iu referuar sfidave që Kosova vazhdon të përballet në këtë rrugëtim. Ai ka akuzuar Serbinë për një politikë agresive dhe ndikim të dëmshëm në rajon, duke e krahasuar me veprimet e saj të një shekulli më parë.

“Kjo ditë është e një rëndësie të madhe. Ngjarja me Kosovën është mrekullia historike që ndodhi, megjithatë duhet të pranojmë se 25 vite janë shumë, dhe nga viti 2008 Kosova ka bërë përpjkje për pavarsinë e saj, dhe anëtarsimin në BE, dhe OKB, Kosova vazhdon të ketë vështirësi, prandaj unë do të kisha dashur që të gjithë shqiptarët dhe elitat shqiptare të shprehin pakënaqësi të tyre të organizuar politike ndaj miqëve tanë perëndimor, për ngecjen e këtyre proceseve. Duhet me këmbëngulje tu themi aleatëve tanë perëndimorë, dëmin që bën Serbia sot është i njejtë me atë që e ka bërë para 100 viteve por sot është më i sofistikuar, pa u thy kurrizi i politikës agresive serbe në Beograd vështir që mund të flitet për rrumbullaksimin e procesit të lirisë.
Politika zyrtare e Serbisë sot i ka të dyja duart e futura në shkatrrimin e Bosnjes nëpërmjet Dodikut, po ashtu edhe ka gisht në Mal të Zi, por me ngjarjet e fundit dora serbe vrehet edhe në Maqedoni të Veriut. Çështja e legjitimitetin në Maqedoni nuk ka të bëjë me Frontin Europian, por kjo çështje prek akoma më thellë është poshtërim i vulnetit politik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, me këtë historia tregon se po rikthehet historia e mohimit të vullnetit të një populli, lirisë dhe demokracisë. Mesazhi përfundimisht është për bashkësinë ndërkombëtare se përshpejtimi i anëtarsimit të Kosovës në NAO na rahaton neve si popull kudo që ndodhemi.”, tha Thaçi./Indeks.mk

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.