22 vjet nga sulmi terrorist ndaj SHBA-ve, Grubi: Kujtim i trishtë, mirëpo sot jemi më unik dhe të bashkuar kundër së keqes

September 11, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar ngjarjen tragjike të 11 shtatorit në SHBA.

Grubi shkruan se sulmi terrorist ndaj SHBA-ve kthen në kujtesë pamjet tragjke të rastit, mirëpo sot pas 22 vitesh bota është më unike dhe më e bashkuar kundër së keqes.

Statusi i plotë:

Në sytë e mbarë botës janë akoma të freskëta pamjet tragjike të 11 shtatorit të vitit 2001, plagët e mëdha që shkaktoi sulmi terrorist ndaj Selisë së Organizatës Botërore Tregtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rreth 3000 viktima qëndrojnë në ndërgjegjen e mbarë njerëzimit, si përkujtim i dhimbjes dhe si alarm bashkimi kundër të keqes në çdo cep të botës.

22 vite më vonë jemi më unik se kurrë kundër gjithçkaje që kërcënon të drejtat themelore dhe vlerat demokratike.

 

Previous Story

Ahmeti takoi Presidentin Begaj: E ardhmja e Shkupit dhe Tiranës është në BE

Next Story

Grubi: Me ndryshimet në Kodin Penal zgjerohet hapësira për sekuestrim të pasurisë së paligjshme

Latest from Blog

Go toTop