22 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Grubi: Bëhuni pjesë e manifestimeve për të shënuar trashëgiminë e marrëveshjes më të suksesshme paqësore në rajon

July 12, 2023

Në shënimin e 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, edhe këtë vit do të organizohet shkolla verore për të rinj Peace Forum Dialogue dhe manifestimi kulturor Peace Festival ‘23.
Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në rrjetet sociale Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.
“Edhe këtë vit, përvjetorin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit e shënojmë me shkollën verore për të rinj si dhe festivalin rinor në Shkup. Ditëve në vijim do ti shpalosim temat dhe ligjëruesit e shkollës Peace Forum Dialogue si dhe emrat e artistëve që do të performojnë në sheshin Skenderbeu në Shkup në Peace Festival ‘23. Bëhuni pjesë e manifestimeve për të shënuar trashëgiminë e Marrëveshjes më të suksesshme paqësore në rajon e më gjërë”, informon zëvendëskryeministri Grubi.

Previous Story

Qeveria përcakton tekstet e tre ligjeve, ulen taksat për produktet menstruale dhe shitjen e pasurive të paluajtshme

Next Story

FOTO/ Kasami “harron” Besën, “bëhet” VMRO!

Latest from Blog

Go toTop