–Unë mendoj se duhet të hiqet, ne si parti politike mendojmë se duhet të hiqet, konsensus të përgjithshëm ka, këtë e tha mes tjerash nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani në lidhje me termin “20%” që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë. Osmani në “Summer Click” në TV21 tha se e njëjta do të bëhet në momentin e parë që do të ofrohet mundësia, por që po u iket alibive për mos-votimin e ndryshimeve kushteteuse.
“Unë mendoj se tash edhe partitë politike maqedonase e kanë kuptuar se është në interes të tyre ta ndryshojnë, për shkak se deri sa është 20 për qind, e politizon shumë regjistrimin, regjistrimi bëhet proces politik, jo më statistikor…edhe shihni nga 25 në 29 për qind”, tha Osmani.