17 vjet shtet – Kosova sot shënon Ditën e Pavarësisë

February 17, 2025

Për shumë dekada u prit një festë e tillë.

Dhe momenti i kremtes kulmoi kur në Kuvendin e Kosovës, në orën 15: 39, të dielën e 17 shkurtit 2008, u lexua Deklarata e Pavarësisë,njofton Klan Kosova.

Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur. Emocion, gëzim e lot pati tek secili shqiptar.

Në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Krahas fishekzjarrëve, vinin njohjet nga anembanë bota.

Mes tyre ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Kanadaja e Japonia.

E sot Kosova po feston 17-vjetorin si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

Previous Story

Artistët shqiptarë të anashkaluar nga Ministria e Kulturës – Reagon Hajdar Hajdari (Da Lee)

Next Story

Ahmeti uron Vjosa Osmanin për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Sakrificë, guxim dhe qëndresë e popullit shqiptar

Latest from Blog

Go toTop