145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Ahmeti: Kjo ngjarje frymëzon atdhedashuri dhe unitet kombëtar

June 10, 2023

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka kujtuar ngjarjen e rëndësishme për popullin shqiptar, Lidhjen e Prizrenit.

Ahmeti shkruan se edhe 145 vite më pas, kjo ngjarje frymëzon për atdhedashuri dhe unitet kombëtar.

Statusi i plotë:

Rrënjët e identitetit tonë kombëtar kanë qëndruar të paprekura falë besëlidhjeve dhe qëndresës kombëtare që bashkonin kokat e ndritura të kombit dhe pushkët e trimave për lirinë e tokave shqiptare.

Sot kujtojmë me krenari një nga ato ngjarje të bashkimit kombëtar – Lidhjen e Prizrenit të vitit 1878, vazhdimësinë e Besëlidhjes së Lezhës së Skenderbeut që determinoi fatin e ekzistencës sonë kombëtare në çastet vendimtare.

145 vjet më pas, fryma e kësaj lidhje dhe porositë atdhetare të krerëve të saj janë gjallë, udhërrëfyes i padiskutueshëm i unitetit kombëtar të së sotmes.

Previous Story

“International Hair Clinic’s” dhe doktori i njohur Erion Çela lider në mbjelljen e flokëve

Next Story

Qeveria me bazë të gjerë në RMV, Grubi: Nëse dalim nga qeveria, dalim të gjithë

Latest from Blog

Go toTop