13-vjeçarja shqiptare ngre në këmbë publikun dhe jurinë e “The Voice” në Gjermani: Zë kumbues!

April 7, 2023

Këngëtarja shqiptare Eliana Kallo ka mahnitur anëtarët e jurisë dhe publikun gjatë konkurrimit të saj në “The Voice Kids” në Gjermani.

13-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me performancën e saj, shkruajnë mediat e huaja.

Eliana po komentohet për ngjyrat e saj të zërit kumbues, duke pushtuar skenën e “The Voice Kids Germany”.

Juria e përbërë nga 4 persona, emra të njohur të skenës muzikore botërore, pa hezituar shtypën butonin “PO”, duke dhënë sinjal pëlqimi që ta kenë në ekipin e tyre.

 

Previous Story

Ushqimet që preferohen te personat me shtypje të lartë të gjakut

Next Story

Festa e Pashkëve do të sjellë lajme të mira për këto shenja të Horoskopit

Latest from Blog

Go toTop