Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për kolonat e gjata dhe mungesën e infrastrukturës adekuate që sipas tij, penalizon Strugën dhe Ohrin.
Bekteshi ka thënë se kolona që vjen nga këto dy vende më 1 maj është më e gjatë se 5 km dhe ka potencuar se këto dy vende, Struga dhe Ohri kanë nevojw më shume se kurrë për Korridorin 8.
Ai në postimin e tij, ka një porosi edhe për VMRO-në.
Postimi i plotë:
Mbi 5 km kolona Kërçovë- Gostivar!
Struga dhe Ohri si perla turistike në vend, më shumë se kurrë kan nevojë për Korridorin 8.
VMRO-DPMNE duhet ta ketë të qartë që pa ketë projekt nuk ka turizëm dhe zhvillim ekonomik.