PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Përfundon projekti për përforcim të kapaciteteve administrative për energjetikë
Posted date: 15.08.2015
Në Shkup sot do të përfundojë projekti për përforcim të kapacitetit administrativ të Sektorit për energjetikë pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe të Agjencisë për energjetikë.

Projekti filloi në gusht të vitit 2013 dhe zgjati deri në gusht të këtij viti. Është financuar nga Bashkimi Evropian me buxhet të përgjithshëm prej 1,6 milionë euro, nga të cilat 10 për qind bashkëfinancim kombëtar.

\"Qëllimi ishte që të përforcohet kapaciteti institucional i Sektorit për energjetikë të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Agjencisë për energjetikë, për zhvillim, ndjekje dhe evaluim të reformave në sektorin e energjetikës të nevojshme për harmonizim me legjislacionin për energji dhe obligimet tjera relevante të BE-së. Në kornizat e tij në dy vitet e kaluara janë përpunuar projekt-tekstet e reja të Ligjit për energjetikë dhe Ligjit për bioderivate, si dhe dokumente të ndryshme strategjike për zhvillim të mëtejshëm të sektorit energjetik, drejtime për investitorët potencial dhe raporte në lidhje me obligimet e Maqedonisë ndaj Sekretariatit të Bashkësisë energjetike. Janë realizuar edhe shumë trajnime dhe vizita studimore në vendet-anëtare të BE-së\", kumtoi Ministria e Ekonomisë.

Në këtë ngjarje janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Ekonomisë Bekim Neziri, udhëheqësit për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian Martin Klauke dhe të drejtoreshës së projektit Gordana Jurukovska.