PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Do të krijohen njëmijë punësime të reja në Кërçovë
Posted date: 16.07.2015
Sot  në zonën teknologjike industriale në Kërçovë, në lokalitetin fshati Srbjan, u mbajt solemniteti me rastin e realizimit të projektit investues për ndërtimin e fabrikës së kompanisë amerikane “Ki Sejfti Sistems”, në të cilin morën pjesë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski, ministri i ekonomisë Bekim Neziri, drejtori i Drejtorisë së Zonave teknologjike industriale Viktor Mizo dhe drejtori i “i Sejfti Sistems” për Maqedoninë Bogdan Petruta.
 
Në këtë solemnitet kryeministri Gruevski theksoi: “Nëntë vite të plota kanë zgjatur negociatat me këtë kompani dhe sot me kënaqësi të veçantë mund të konstatoj se në Kërçovë, pas një ngecje të gjatë, kemi arritur të sjellim kompaninë me renome botërore, e cila gjatë dy viteve të ardhshme do të punësoj rreth 1.000 persona, gjë që është me rëndësi të veçantë për popullsinë e këtij rajoni”
 
Kjo kompani amerikane merret me prodhimin e airbegëve për industrinë e veturave, të rripave dhe të elektronikës, ka 34 fabrika në 12 vende. Në Maqedoni ka filluar në objektin Braunfild në qendër të Kërçovës, ndërsa me investimin fillestar në vlerë prej 20 milionë dollarë e filloi ndërtimin e fabrikës për prodhimin e airbegëve për marka botërore të veturave në zonën e Kërçovës.
 
Nga aspekti i zhvillimit ekonomik, veçanërisht është e rëndësishme e dhëna që në nivel vjetor eksporti i kompanisë do të jetë 50 dhe 60 milionë dollarë. Vetëm të përkujtoj, në vitin e kaluar eksporti vetëm nga zonat e lira ekonomike kishte vlerë rreth 1 miliardë eurosh, që paraqet një rritje prej 54% në krahasim me vitin 2013, ndërsa në pesë muajt e parë të këtij viti vetëm nga zonat e lira ekonomike kemi eksport në vlerë prej 553 milionë eurosh, ndërsa në muajin maj eksporti nga zonat ishte në vlerë prej 120 milionë eurosh. Zona teknologjike industriale “Kërçova” dhe investimi i kompanisë amerikane “Ki Sejfi Sistems” janë edhe një dëshmi se politikat në drejtim të rritjes së investimeve janë të orientuara në mënyrë të drejtë”, tha ministri Neziri.
 
Drejtori i Drejtorisë së Zonave teknologjike industriale Viktor Mizo përkujtoi se vendosja e gurthemelit në zonën teknologjike industriale Delçevë u rrumbullaksua projekti për funksionimin e 14 zonave, me qëllim të  zhvillimit të barabartë ekonomik. “Paralelisht me ndërtimin e kësaj fabrike përfundon edhe ndërtimi i zonës teknologjike industriale në Kërçovë. Zonën me sipërfaqe prej 3 hektarësh e përbëjnë 9 parcela ndërtimore, prej të cilave 7 janë të dedikuara për veprimtari prodhuese dhe shërbyese, ndërsa do të jetë funksionale deri në fund të muajit tetor”, deklaroi Mizo.
 
Drejtori i “Ki Sejfti Sistems” për Maqedoninë, Bogdan Petruta, shprehu kënaqësinë e tij lidhur me ngjarjen e sotme, e cila do të thotë një histori e re e investimit  të suskesshëm e kësaj kompanie amerikane: “Me krenari mund të them se ne së bashku kemi ndërtuar një biznes që filloi në objektin ekzistues të Qytetit të Kërçovës, ku do të funksionojmë deri në ndërtimin e fabrikës. Në tre linje ekzistuese tani më kemi punësuar 72 persona nga Kërçova, ndërsa vetëm këtë vit në fabrikën e re do të hapen 300 vende të reja të punës”.