PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Zaev konfirmon deklaratat e Artan Grubit, demanton Sheqerinskën
Posted date: 14.02.2018
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev  për problemet me Greqinë thotë se të gjitha çështjet janë hapur dhe se është bërë progres në përafrimin e një pjese të pozitave të të dy vendeve, shkruan TetovaSot.

“Nëse fillojmë nga 7 pozita të cilat ishin pikënisja e bisedimeve, e di se tashmë është reduktuar në 4 pozita, 3 janë refuzuar. Ndoshta ata ishin më të lehta. Por është mirë, sinjali është, inkurajimi është për ne, inkurajimi për anën greke është e mundur. Kjo është e mundur për të gjetur një zgjidhje. Natyrisht, pozicionet thelbësore janë shumë të rëndësishme për emrin, kushtetutën nëse do të ndryshojë apo jo, gjuhën dhe gjëra të tjera që përmenden atje “, ka thënë Zaev.

Me këtë deklaratë ai ka konfirmuar deklaratat e deputetit Artan Grubi dhe ka demantuar Radmilla Sheqerinskën. Grubi pas takimit me Nimicin në Nju Jork, tha se tani zgjidhja është më afër se kurrë.

“Qëndrimet e dy kryeministrave nxisin optimizëm se tani zgjidhja është më afër se kurrë. Ndërkaq, zgjidhja përfundimtare e cila do të arrihet duhet të jetë me dinjitet dhe e pranueshme për të dy palët” , është shprehur Grubi pas takimit me Nimicin në Nju Jork.

Nga ana tjetër Radmilla Sheqerinska tha se deputeti Artan Grubi është optimist I madh.

“Grubi duket se është optimist i madh. Nuk mendoj se është i saktë ai vlerësim”, është përgjigjur ministrja e mbrotjes dhe zv/kryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska lidhur me deklaratën e Artan Grubit të BDI-së se është arritur marrëveshje.

Por kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është optimist se në periudhën tjetër, një zgjidhje është e mundur, pavarësisht nga mesazhet në lidhje me linjat e kuqe greke, domethënë me çdo hap tjetër ata do të afrohen me pjesën tjetër të çështjeve të hapura.

Kryeministri theksoi se dinjiteti dhe identiteti janë shumë të rëndësishme për palën maqedonase, duke komentuar kërkesat për një ndryshim në kushtetutë. Ai përsëri konfirmoi se përcaktuesi gjeografik është i pranueshëm për Maqedoninë.

“Ju e dini disa emra janë përmendur. Kjo do të thotë se për ne është emri i pranueshëm me një përcaktues gjeografik, domethënë, ne hedhim poshtë të gjithë të tjerët që ishin përcaktues të kohës disa tregues të tjerë që vijnë si sugjerime“, tha Zaev.

Ndryshe deri tani janë përmendur disa emra si të mundshëm për Maqedoninë;  Republika e re e Maqedonisë, Republika veriore e Maqedonisë, Republika e Maqedonisë së Epërme, Republika e Vardarit të Maqedonisë dhe Republika e Maqedonisë së Shkupit./TetovaSot/