PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Takim i mundshëm Dimitrov – Koxias në Sofje
Posted date: 14.02.2018
Mediat greke sot shkruajnë për një takim të mundshëm midis Nikola Dimitrovit dhe Nikos Koxiasit edhe atë në dy ditët e ardhshme në Sofje.

Sipas televizionit ERT shtetëror, takimi duhet të mbahet të enjten, derisa ndërkaq mediat e tjera me një dozë të rezervës publikojnë se është e e mundur dhe me siguri të dy ministrat e punëve të jashtme të takohen në margjinat e takimit joroformal Gimnih në Sofje, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina.

“Zotërinjtë Koxias dhe Dimitrov sërish do të takohen nesër në Sofje, në këshillin joformal të MPJ-së nga BE-ja me kolegët e vendeve kandidate për integrim”, publikoi televizioni shtetëror grek.

Gazeta “Avgi”, që njihet si një lajmëtar i SYRIZA-s, shkruan se gjithnjë e më shumë dendësohen hapat “për zgjidhjen e çështjes së Maqedonisë”, ndërsa pas takimit në Vjenë me siguri është se Dimitrov dhe Koxias sërish do të takohen në Sofje.

Me qëndrim të njëjtë është edhe “Katimerini”, duke publikuar se, nëse nuk ndodh diçka e paparashikueshme, të dy ministrat do të kenë takim të ri në kryeqendrën bullgare.

Lidhur me bisedimet dyditore në Vjenë, në Greqi, përveç kumtesës nga MPJ-ja greke, që ishte identike dhe e dërguar në të njëjtën kohë me atë nga MPJ-ja e Maqedonisë, siç dje publikoi MIA, nuk ekzistojnë detaje shtesë.

“Katimerini” dhe “Avgi” zbulojnë se draft-marrëveshjen që Athina duhet t’ia propozojë Shkupit, nuk është dorëzuar në Vjenë.

“Greqia nga ana e saj shprehu interes të vazhdojnë kontaktet derisa Shkupi dhe Athina nuk arrijnë deri te teksti i përbashkët, përkatësisht marrëveshja që e propozon Koxias si bazë për biseda. Në tet-a-tet mbrëmjen që e kishin pardje në mbrëmje të dy ministrat para takimit të tyre të mbrëmshëm me Nimicin patën bisedë për çështjet thelbësore dhe procedurale”, shkruan “Katimerini”.

Në takimet e të dy ministrave, në zyrën e KB-së në Vjenë, dy ditët e fundit marrëveshja nuk ishte vënë në tryezë, përkatësisht seti i propozimeve që i përgatit Koxias si bazë për dialog. Supozim, megjithatë është se bisedat veçmë kanë hyrë në thelb dhe në tryezë ishin të gjitha çështjet e lehta, të kuptueshme dhe të vështira. Kjo ndodhi pardje në takimin bilateral të të dy ministrave të Punëve të Jashtme, por edhe dje kur u bashkëngjit edhe ndërmjetësi special i KB-së për çështjen e “Maqedonisë”, Nimic, shkruan gazeta “Avgi”, transmeton MIA.

Takimi i mbrëmshëm i ministrave Koxias dhe Dimitrov me ndërmjetësin Nimic në Vjenë ka zgjatur nga ora 09:30 e deri në 16:40, nënvizon agjencia greke e lajmeve ANA-MPA. Gjatë takimit, Dimitrov, Koxias dhe Nimic kanë pasur edhe drekë pune të përbashkët.

Nga Vjena Koxias u kthye në Athinë, ndërsa Dimitrov shkoi për në Sofje.