PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Zëvendësdrejtori i FMN-së, vjen sot për vizitë në Kosovë
Posted date: 14.02.2018
Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Tao Zhang vjen sot për vizitë në Kosovë ku do të pritet në takim nga ministri i Financave Bedri Hamza.

Me këtë rast, ministri Bedri Hamza dhe zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së Tao Zhang do të mbajnë konferencë për media e cila do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/