PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Lika: Do të pranojmë emër që nuk do ta cënojë etnitetin tonë kombëtar
Posted date: 14.02.2018
Zv.kryeministri i Republikës së Maqedonisë, tha se shqiptarët nuk do të pranojnë çfardo emri të ri të shtetit.

“Nuk do të pranojmë emër i cili do të cënojë identitetin tonë kombëtar”, tha zv.kryeministri Lika.

Ai tha se nga propozimet që janë spekuluar, asnjëri nuk përbën pengesë për shqiptarët.

Sa i takon deputetit Grubi që u takua me nërmjetësin e OKB-së për emrin, Metju Nimic, tha se kjo është e drejtë e z.Grubi të takohet me kë të dojë, fundja, shtoi zv.kryeministri, ky kontetst i preokupon edhe shqiptarët.

“Mendoj se ka shkuar atje për të dhënë kontribut në drejtim të zgjidhjes së problemit të emrit”, tha Lika në emisonin Click Plus të Tv 21. FLAKA