PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Xhaferi dhe 30 deputetë në Konferencë në Britani të Madhe
Posted date: 13.02.2018
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe rreth 30 përfaqësues të të gjitha partive politike të përfaqësuar në Kuvend, shërbime parlamentare, Instituti Parlamentar dhe përfaqësuesve të organizatave civile, prej nesër e deri më 16 shkurt,do të marrin pjesë në Konferencë që do të mbahet në Vilton Park, Britani të Madhe.

Konferenca është me temën “Ndërtimi i Parlamentit efikas dhe të pavarur të Republikës së Maqedonisë”, në organizim të Ambasadës britanike dhe Fondacionit Vestminster për Demokraci, kumtoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.