PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Grubi nga SHBA u përgjigjet akuzave të VMRO-së: Unë flas me mandat të qytetarëve
Posted date: 10.02.2018
Përmes një komunikate për shtyp, partia opozitare VMRO-DPMNE ka akuzuar Artan Grubin, deputetin e BDI-së, për papërgjegjshmëri në deklaratat dhe në propozimet që ky i fundit dëshiron t\\\'ia bëjë ndërmjetësuesit për çështjen e emrit, Metju Nimic, shkruan Gazeta Express.
Ky reagim erdhi pas deklaratës së Grubit, i cili po qëndron për vizitë në SHBA, ku është shprehur për bisedimet rreth çështjes së emrit. Grubi në SHBA ka realizuar takime të ndryshme me kongresmenë dhe përfaqësues tjerë me ndikim, ku temë kryesore e këtyre takimeve ka qenë emri i ri i Maqedonisë. Grubi në disa prononcime ka theksuar se ka marrë mbështetje të plotë të SHBA-ve për të çuar më tej procesin e bisedimeve. 

Edhe kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, po qëndron për vizitë në SHBA me rastin e eventit të lutjeve të mëngjesit. VMRO kërkon përgjigjie nga Zaev, se në emër të kujt po bisedon Grubi?. \\\"Deputeti Artan Grubi ka theksuar se forma e emrit të ri tashmë është dakorduar. I njejti publikisht ka thënë se ndërmjetësuesit Nimic do t\\\'i ofronte ideja shtesë të cilat i k marrë nga autoritetet greke. Po të mos ishte tragjike do të ishte qesharake që një përfaqësues i Maqedonisë të ofron ide të marrura nga autoritetet greke\\\", thuhet në akuzën e VMRO-së.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit Grubi, ku përmes rrjetit social \\\"Facebook\\\" ka deklaruar: \\\"Maqedonia është vendi im dhe i qindra mijëra shqiptarëve dhe të tjerëve. Unë jam këtu me mandatin e dhënë nga qytetarët, partia ime dhe me udhëzime të liderit tim Ali Ahmeti. 

Mendësia e politikanëve pamjengushtë, etnocentrik dhe arkaik nuk na ndal dot nga dhënia e kontributit për rreshtim të vendit tonë pranë NATOsë dhe BE-së. Maqedonia vetëm e maqedonasve është koncept inekzistues dhe shqiptarët nuk mund të përjashtohen nga ky proces jetik për të ardhmën e përbashkët.

Unë nuk po negocioj në SHBA, as që jam i mandatuar të jap propozime, por kam mendimet e mia dhe e di që po bëj për vendim tim dhe për bashkëqytetarët e mi shumë më tepër se sa ata që reagojnë e që në fakt vet kanë pranuar atë ndryshim në 2008 dhe 2011 e tash aktrojnë turbopatriotizëm. 

Optimizmi im rrjedh nga deklaratat e Kryeministrave të vendit tim dhe Greqisë si dhe përkrahja e madhe të cilën e gjeta në ëashington. VMRO le të sqarohet rreth deklaratës sime për ligjin për gjuhët të cilin e kanë pranur në tërësi vitin e kaluar, e jo të imagjinojnë gjëra të paqëna\\\", thuhet në reagimin e Grubit./Gazeta Express/