PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
De Gea i kërkon pagë të çmendur Manchester Unitedit
Posted date: 07.02.2018
Portieri i Manchester Unitedit, David De Gea, e dëshiron një marrëveshje të re me pagë të majme javore në mënyrë që ta refuzojë Real Madridin, raporton The Sun.

Portieri spanjoll ka kërkuar të paguhet plot 422.000 euro në javë për të qëndruar në “Old Trafford”Ai është në dijeni se bashkëlojtari i tij i ri, Alexis Sanchez, është bëri lojtari më i paguar në Premierligë me 570.000 euro në javë dhe dëshiron marrëveshje të re për vete sadopak të përafërt me pagën e kilianit.

Dea Gea momentalisht i fiton 235.000 euro në javë në kontratën e tij me Unitedin, e cila i skadon në fund të sezonit të ardhshëm.