PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Apple, Siri përdoret nga 500 milionë njerëz
Posted date: 25.01.2018
Pajisja e parë e Apple për shtëpi e cila ka për të shfaqur asistentin digjital me zë, të famshmen Siri po fillon së shpejti. Apple HomePod është pajisja e re e Apple që do të vijë në treg ndërsa kompania më e madhe amerikane së fundmi ka zbuluar se sa përdorues aktivë ka tani zëri i tyre që aktivizohet si asistent i pajisjeve të saj.

Sipas Apple, më shumë se 500 milionë njerëz përdorin Siri në baza mujore, kjo është rritur nga shifra e fundit prej 375 milionë përdoruesve aktivë sa ishin në qershor të vitit të kaluar.


Lajmi i këtyre numrave të përdoruesve u sigurua në njoftimin për shtyp të Apple për HomePod, kompania tha se ‘Siri, tani në mënyrë aktive përdoret në më shumë se gjysmë miliardë pajisje’.

Siri ka qenë në dispozicion në iPhone, iPad dhe Mac deri më tani, HomePod është pajisja e parë e vetme që do të vijë me Siri-n si një prej karakteristikave kryesore të saj. Nëse pajisja përfundon duke u bërë e famshme në mesin e përdoruesve shtëpiak, atëherë mund të shohim një rritje të konsiderueshme në përdorimin e ndihmës së aktivizuar të zërit të Apple.

HomePod fillon zyrtarisht me para-porosi këtë të premte më 26 janar dhe pajisja nis zyrtarisht në treg në muajin e ardhshëm më 9 shkurt.