PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Përgjegjësinë për eliminimin nga kupa e merr Zidane
Posted date: 25.01.2018
Përgjegjësinë për eliminimin nga Kupa e Mbretit nga ekipi që kurrë më parë nuk ka arritur çerekfinalen dhe që deri para katër sezoneve luante në ligën e tretë spanjolle, e ka marrë trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane. 

Ai ka thënë se është përgjegjës për dështimin. “Nuk luajtëm mirë në stadiumin e tyre, por fituam 1 me 0 ndërsa sonte nuk luajtëm lojën që është dashur. Ishte shumë e vështirë, natë e vështirë. Kishim 90 minuta për ta kryer një punë dhe nuk e arritëm këtë”, ka thënë Zidane./21Media