PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Molliqaj s’po zmbrapset, i kërkon Kurtit të heqë dorë nga kryetarllëku
Posted date: 16.01.2018
Ani pse të gjithë po mundohen të mohojnë se u fol për kandidaturën e Albin Kurtit për kryetar të VV’së, ka qenë një njeri nga krahu i Dardan Molliqajt që e ka lënë të nënkuptohet kjo gjë.
Visar Ymeri nuk u shpreh optimist për ndonjë marrëveshje, duke shtuar se ‘të gjithë duhet të heqin dorë dhe të reflektojnë’

‘Secili duhet të heq dorë nga vetja për të mirën e organizatës dhe mendoj se kjo do të kishte me qenë zgjidhja për organizatën”, ka thënë ish-kryetari i VV’së.

E kur dihet se kërkesa e Molliqajt, krah i të cilit u bë edhe Ymeri më pas, kërkesë parësore e kanë pasur moskandidimin e Albin Kurtit, mund të thuhet se mospajtimi ekziston në këtë pikë.

Megjithëse Ymeri e përsëriti nevojën për reflektim, ka qenë Kurti i cili shkurtimisht ka thënë se ‘punët në VV do të vazhdojnë’