PORTAL INFORMATIV CONTACT MARKETING
Me 61 vota “Pro” deputetët e votuan marrëveshjen me Bullgarinë
Posted date: 15.01.2018
Me 61 vota “Pro” dhe një i përmbajtur, deputetët sot e mbështetën Propozim-Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, transmeton Zhurnal.

Ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së sot nuk ishin të pranishëm në Parlament.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov  tha se kjo marrëveshje i mbulon interesat nacionale më kryesore si dhe dita e sodit ka simbolikë, sepse në këtë ditë Bullgaria e ka njohur Maqedoninë.

Marrëveshja ishte nënshkruar më 1 Gusht të vitit 2017 nga ana e kryeministrave të Bullgarisë dhe Maqedonis, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev.